Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka shpërndarë në rrjet një video, ku rendit arsyet pse integrimi i Shqipërisë në BE është peng i keqqeverisjes së Edi Ramës.
Tabaku sjell në vëmendje deklaratat e Presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili vë theksin te kërkesat e larta të azilkërkuesve shqiptarë në Francë dhe vendet e BE-së. Një tjetër arsye, sipas Tabakut, është niveli i lartë i korrupsionit, që pasqyrohet edhe në raportet e organizmave ndërkombëtare, ku Shqipëria ka humbur vende në renditjen globale.
“Edi Rama ka dështuar”, thuhet në fillimin e videos së publikuar nga ish-deputetja, sipas të cilës “integrimi i Shqipërisë nuk është peng i vendeve të BE, por i keqqeverisjes së Edi Ramës”.
“Krimi, dhe korrupsioni që kanë sjellë largimin masiv të shqiptarëve dhe rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm janë arsyet që na lënë ende jashtë Europës. Dhe për këtë përgjegjës është Kryeministri! Edi Rama ka dështuar”, shkruan Tabaku në rrjet.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post