Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është bërë nënë për herë të tretë. Pas binjakeve Arba dhe Iris, Jorida dhe bashkëshorti i saj janë bërë prindër të vogëlushit, Dren.
Ka qenë vet ish-deputetja, e cila përmes një foto të dorës së të voglit në rrjete sociale ka bërë të ditur këtë lajm të gëzuar për familjen e saj.
“Dje pak pas mesdite erdhi në jetë Dren Sallaku. Arba dhe Iris janë shumë të lumtura për vëllaçkon e vogël. Mami Jorida dhe babi Saimir janë më shumë se të lumtur për mrekullinë e vogël që i shtohet familjes tonë”,-ka shkruar Tabaku.
Ajo është përpjekur gjithnjë që jetën e saj personale t’a mbajë sa më larg angazhimeve të saj publike dhe politike./Opinion
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post