Kryebashkiaku i Himarës, Gjergji Goro ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në bashkinë që ai drejton, pas vendimit për shembjen e 19 banesave dhe protestave të banorëve. Goro theksoi se në Himarë po bëhet një rikualifikim urban, si në shumë bashki të vendit. Nga ana tjetër ai për “News24” komentoi edhe deklaratat e PBDNJsë, ndërsa shtoi se ato ishin keqinformim me keqdashje.
Po sot, banorë të Himarë kanë protestuar para bashkisë, në shenjë kundërshtie për vendimin për shembjen e banesave të tyre, pjesë e projektit të rehabilitimit të qendrës së qytetit.
Ç’mund të na thoni për këtë projekt? Cili është qëndrimi juaj?
Ky projekt po zbatohet dhe është prioritet i kësaj bashkie. Bashkia e Himarës nuk ka mundësi që të financojë projekte dhe i drejtohet donatorëve. Në këtë rast donator është qeveria. Kryetari i Bashkisë së Himarës nuk ka tradhtuar banorët e Himarës, por vazhdoj të them se do të mundësoj zhvillimin e qytetit.
T’i hymë çështjes së objekteve. Do veprohet si në bashkitë e tjera të Shqipërisë. Ato objekte që janë të legalizuara do shpronësohen, ato që nuk janë, do duhet të vinë qytetarët në bashki që të ndjekin procedurat për të ligjëruar banesat. Banorët pretendojnë se po shemben banesa të vjetra monument kulture…
Cilat janë ato objekte që janë 200vjeçare dhe preken?
Objekte që preken janë kioska dhe garazhe. Qytetarët që kanë hyrë në marrëdhënie me bashkinë janë ata që ne po i ndihmojmë dhe ata na kanë kuptuar. Nëse preken interesat e dikujt dhe politikisht, kjo është çështje tjerët. Ne jemi transparent.
Sa ndërtesa parashikohen të prishen dhe sa do shpronësohen?
Janë 19 objekte nga të cilat 6 figurojnë të hipotekuara një në proces legalizimi prite dhe 23 objekte të tjera të sjellin dokumentacionin. Pjesa tjetër janë garazhe.
Si do veprojë bashkia këto ditë?
Çështja e banorëve.. Ne do të bëjmë proceduat sipas ligjit shqiptar në fuqi. Ne do ndihmojmë banorët për proceduat, por për shpronësimin e merr vendimin qeveria.
S’ka datë se kur do nis shembja?
Jo nuk ka, pasi nuk ka dalë vendimi i qeverisë për shpronësime.
Si i shihni deklaratat e qeverisë greke?
Është dizinformim që i është bërë qeverisë greke, në kuadrin që i bëhet bashkisë për të penguar zhvillimet dhe çdo gjë bëhet në kurriz të qytetarëve.
Diskutime rreth kësaj post