Juventusi ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme një nga talentet më të mëdhenj në Brazil. Kaio Jorge është prezantuar sot si lojtar i Juventusit, që e merr nga Santos për 3 milionë euro, pak muaj nga fundi i kontratës me bardhezinjtë nga Amerika Latine.
19-vjeçari është prezantuar sot në stadiumin e Juves, teksa ka zgjedhur të veshë fanellën me numrin 21, me mjaft peshë. Në fjalët e para si juventin, Kio Jorge tregoi arsyen përse zgjodhi këtë numër dhe tregoi qartë ambicien e tij.
“Jam shumë i lumtur që erdha te Juventus, ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë. Dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë sepse Juve është klub shumë i madh. Unë lëviz shumë në fushë dhe kam mprehtësinë e duhur për të shënuar.
Numri 21? Është veshur nga lojtarë të mëdhenj këtu: Pirlo, Dybala, Zidane dhe Higuain. Kështu që shpresoj të shënoj sa më shumë gola me këtë fanellë. Dua të ndihmoj shokët e skuadrës dhe nëse Zoti do, të fitoj Champions League”, tregoi Jorge.
Diskutime rreth kësaj post