Ditën e djeshme në emisionin ‘E Diela Shqiptare’ ishte e ftuar moderatoja Jonida Shehu së bashku me bashkëshortin e saj, skenografin Albi Çifligu, të cilit si rrallëherë ajo i bëri një intervistë.
Fillimisht, Shehu e pyet sa është i emocionuar nga 1 deri në 100 dhe kur intervistën e bën gruaja, niveli i emocioneve është padyshim 100.
“Kur ishte hera e fundit që kishe po kaq emocione?!” – pyet Jonida.
“3 vite më parë, kur lindi Kristal Çifligu!” – përgjigjet ai.
Më tej Shehu pyet gjithë kureshtje se çfarë mendoi ai herën e parë që e pa.
“Më vjen shumë turp ta them!” – ishte përgjigja e sinqertë e bashkëshortit që shkaktoi jo pak të qeshura në sallë.
Sigurisht, s’mund të mungonin pyetjet që lidhen me vogëlushen Kristal. Si për shembull kujt i ngjan ajo më shumë…
“Na ngjen neve! Nuk them dot nëse dua të më ngjaj mua apo ty. Është një mendim me zë të lart ky, s’mund të jetë një përgjigje. Të them të marrë zgjuarsinë time, ndërkohë që ka disa raste kur ti je më e zgjuar se unë.”
Për pjesën tjetër të intervistës, bashkëshortit të moderatores nuk iu desh shumë kohë për t’u përgjigjur.
Tek Jonida Shehu atij nuk ka një gjë që s’i pëlqen, por kjo s’do të thotë që ajo mund të vendosë ndonjëherë për vendin se ku do të kalojnë pushimet. Dhe as se do të heqë dorë nga shënimi i gjithë shpenzimeve të shtëpisë.
Pavarësisht se intervista ishte mjaft e këndshme, ai i tha publikisht Jonidës se për një tjetër intervistë do të kthehet pas 40 vitesh dhe pret që të jetë Ardit Gjebrea ta intervistojë!
Diskutime rreth kësaj post