“Mami iki, s’di më si jetohet pa të!”- shkroi Jonida Shehu zemërthyer në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit dhimbjen për humbjen e nënës pak javë më parë. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në rubrikën “A je për një kafe” në “Vila24”, ku ka emocionuar me fjalët për humbjen e mamasë së saj.
“Jam akoma në vorbullën e një ngjarjeje të hidhur. Prej një muaji çdo kafe që pi, për mua ka shije të hidhur dhe nuk e di edhe për sa kohë do vazhdoj të pi kafe që kanë shije të hidhur.”- tha ajo.
E përlotur, Jonida solli në vëmendje rutinën e mëngjeseve me të ëmën, bisedat, kujdesin për të bijën Kristal. Dhimbjen e madhe që po kalon ajo e konsideroi si nga ato momente kur kthehesh në një fëmijë të vogël që nuk e mendon gjatë e përplas këmbët për gjërat që i do, pastaj kujtohesh se je e rritur e bëhesh më e përgjegjshme.
Më tej, në emision Jonida u ndal edhe te marrëdhënia e “ngushtë” që ka me kafenë. Me nota humori moderatorja u shpreh se habitet si u shpëton gjobave të policisë pasi e konsumon teksa drejton makinën.
Diskutime rreth kësaj post