Jona Spahiu në këtë sezon që kaloi ishte çdo të diel prezente në ekran me spektaklin e humorit “Kosherja”. Ky ishte formati i parë i këtij lloji që asaj ju besua për prezantim dhe Jona ja doli mbanë më së miri. Së fundmi në një intervistë për revistën “Living”, Jona ka folur gjatë për këtë eksperiencë dhe jetën e saj si nënë e grua.
Ajo ka treguar se me Bes Kallakun, që e pati partner në prezantim, nuk kishte miqësi më parë.
“Njiheshim, por në kufijtë e formales, aq sa mezi përshëndeteshim në ambientet e televizionit ku punonim të dy, duke ditur se sa VIP ishte Bes Kallaku (qesh). Përtej shakave, me Besin kemi një kimi që perceptohet lehtësisht edhe nga televizori”-tha Jona.
Gjatë spektaklit “Kosherja” ajo provoi veten si aktore në disa skeçe dhe duket se është e hapur për role të tjera.
“Maksimumi mund të zëvendësoj Bleona Qerretin te filmi tjetër i Bes Kallakut (qesh). Nuk e kornizoj dhe as nuk e kufizoj veten, kështu që çdo projekt që më përfaqëson dhe më jep kënaqësi e energji të mirë, është i mirëpritur”-tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post