Aktori i humorit, Bes Kallaku do të rikthehet sërish në ekranet tona pas një shkëputje që ka pasur prej më shumë se një viti.
Lajmin e ka bërë të ditur, autori i spektaklit më të ri të humorit ‘Kosherja’, Altin Basha.
I ftuar në Abc e Mëngjesit, ai tregoi se audicionet për emisionin vazhdojnë dhe deri më tani stafit i janë bashkuar shumë emra të njohur.
“Është një rinisje nga fillimi pasi për 17 vjet kam bërë një projekt. Të them të drejtën ka shumë adrenalinë dhe do të bashkohen shumë emra të njohur, mund të them që një prej tyre është Bes Kallaku”, tha Basha.
Gjithashtu Basha, zbuloi se ky spektakël humori do të drejtohet nga moderatorja Jona Spahiu.
“Kosherja do të jetë një risi e re dhe do të ndryshojë traditën e krijuar për këto vite, them se ka shumë premisa që të sjellë risi.
Javën e parë të marsit pritet që të nisë dhe transmetimi do të jetë çdo të dielë në orën 21: 00. Mendoj se prezantuesja do ti japë spektaklit shumë risi siç është Jona Spahiu, cilësitë e saj profesionale më kanë bindur që ajo mund të jetë prezantuesja më e mirë e këtij emisioni dhe mezi presim se si ajo do të përshtatet.
Lehtësia më e madhe në këtë është eksperienca e gjatë në këtë zhanër, është njohja e artistëve, njohja e skemës, unë jam autori dhe producenti ekzekutiv i spektaklit dhe kjo më bën ta kem të lehtë që të ndërtojmë spektaklin. Moderatori nuk është ai që e ndërton spektaklin të ndërtosh një spektakël artistik është një punë e vështirë por fatmirësisht eksperienca më ka bërë që të ndiej deri më tani. Deri më tani vështirësia e vetme është që bëhet përzgjedhja e artistëve të rinj, pasi në të vërtetë ka shumë dhe tek Portokallia nuk kanë pasur një hapësirë të tillë.
Nga Portokallia jam larguar për shkak të mungesë së lirisë, pas 17 vitesh ky ishte një raport i rënë dhe në ABC mu dha një mundësi e tillë për ta shfrytëzuar si mundësi për gjëra të reja”, ka thënë Basha.
Diskutime rreth kësaj post