John Bolton, ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë administratës së Donald Trump, ka thënë se ende mendon që shkëmbimi i territoreve, “është i drejtë”.
John Bolton, ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë administratës së Donald Trump, ka thënë se ende mendon që shkëmbimi i territoreve, “është i drejtë”.
Në një paraqitje në “Foreign Press Association”, Bolton ka thënë se nuk ishte ai që e sugjeroi këtë ide, por atë kohë “po flitej për këtë”.
“Nuk e sugjerova këtë unë, po flisnin për këtë. Por u vërtetua politikisht e pamundur në Kosovë, e më pas edhe në Serbi. Tony Blair erdhi më vizitoi rreth kësja, dhe më tha se kemi liderë që mund ta bëjnë këtë”, ka thënë ai.
Bolton, ka treguar edhe një bisedë që kishte pasur me sekretarin e atëhershëm të Shtetit, rreth kësaj çështje.
“Sekretari i shtetit atë kohë tha se nuk mund të duam paqën më shumë se palët, nuk mund të inponojmë zgjidhje, por nëse e arrijnë, ne duhet ta përkrahim. Shumë njerëzve nuk u pëlqen idea për shkëmbim të territoreve…por qelësi ka qenë që dy shtetet të ishin të pajtimit, derisa nuk ishte e imponuar nga dikush tjetër”, ka thënë ai.
Në fund, rreth kësaj çështje, ai ka konfirmuar se Bashkimi Evropian nuk e ka përkahur, por ai ende mendon që “është i drejtë”.
“Nëse palët do ta bënin, evropianët nuk e përkrahën, unë kisha thënë se do të perkrahim dhe ende mendoj që është i drejtë”, ka deklaruar Bolton.
Diskutime rreth kësaj post