Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka shprehur urimet Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve në SHBA. Lajmi e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se Putin i ka uruar sukses Biden për fitoren dhe se është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me të për çështje të rëndësishme.
Putin në urimin e tij ka deklaruar se Rusia dhe SHBA duhet të jenë të bashkuar për çështje dhe sfida ndërkombëtare pasi ato kanë përgjithësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin global. Ai gjithashtu ka thënë se bashkëpunimi i vendeve mund të ndihmojë shumë në zgjidhjen e problemeve.
Urimi i Putin ka ardhur sot disa orë pas zyrtarizimit të fitores së Biden nga Kolegji Zgjedhor. Më parë Putin ka qenë një nga udhëheqësit zgjedhor që nuk e kishte uruar Biden për fitoren e tij dhe kishte thënë se do të pres zyrtarizimin e zgjedhjeve.
Diskutime rreth kësaj post