Pasi kryeministri, Edi Rama, është goditur me vezë nga deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur që të ndërpresë për një orë seancën plenare.
Por në këtë moment demokratët nuk janë ndalur, pasi siç raportohet dhe shihet në videon e mësipërme kanë qëlluar përsëri Ramën këtë radhë me projektligje dhe një qeskë boje.
Ndërkohë bëhet e ditur se kryetari Lulzim Basha ka braktisur sallën e Kuvendit dhe është nisur drejt selisë së PD-së së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha. /albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post