Pas Unazës së Madhe, një tjetër projekt pritet të shembë banesat e gati 194 familjeve. Në po këtë zonë është parashikuar spostimi i lumit Lana dhe rehabilitimi i tij në krahun e majtë, duke rrezikuar kështu shembjen e shtëpive të banorëve. Vetë banorët thonë se nuk janë njoftuar për projektin.
Ata akuzojnë se projekti është devijuar qëllimisht për të mbrojtur pronën e një biznesi, e cili tashmë ka rrethuar sipërfaqen që pritet të kthehet në terren për ndërtim pallatesh.
Në panik, banorët shprehen për Ora News se ajo se çfarë po ndodh është e padrejtë.
Një banore thotë për Ora News:
“Nuk e shohim të arsyeshme që të na shembin shtëpitë. Kur të hiqet Lana prej këtu dhe të futet mes përmes shtëpive, është çmenduri”.
ARRSH dhe Bashkia e Tiranës mbajnë të fshehtë dhe nuk e japin projektin, duke ia kaluar topin njëra-tjetrës.
Projekti për rehabilitimin e lumit parashikon spostimin e shtratit nga zona ku kalon aktualisht tek shtëpitë e banorëve.
Diskutime rreth kësaj post