Mediat e huaja i kanë bërë jehonë planit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për të ndërtuar 500 shtëpi si ndihmë ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërsa pasqyrojnë deklaratën e presidentit turk dhe takimin që pati sot me kryeministrin Edi Rama, media të huaja transmetojnë edhe zërat se Turqia planifikon të ndërtojë edhe Xhami në zonat ku do të ndërtohen banesat.
I pyetur nga gazetarët shqiptarë, ambasadori turk në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk nuk e mohoi një gjë të tillë. Ai tha se nuk do të ketë ndërtime vetëm të banesave por edhe rrugëve, parqeve dhe ndërtesave të tjera që i shërbejnë komunitetit.
Në disa nga zonat e prekura nga tërmeti ka patur Xhami, por nga plani turk për ndërtimin e banesave nuk është e qartë nëse do të ketë ndërtim të Xhamive ekzistuese apo objekteve të reja.
Edhe më herët Erdogan është përmendur nga mediat në perëndim për planin e tij për të shtrirë influencën turke në Shqipëri përmes ndërtimit të Xhamive, ndër to edhe ndërtimi i Xhamisë më të madhe në Ballkan, ajo e Namazgjasë në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post