Erion Veliajt nuk i ndahen kamerat nga mbrapa, sa herë që ai bën diçka që e quan të mirë. Propaganda e Veliajt nuk është më një mister dhe ka dalë sheshit prej kohësh.
Ditën e djeshme Veliaj deklaroi në një postim në rrjetet sociale, se ka mbjellur 25 mijë fidanë në Vaqarr. Nisma Thurje, ka bërë një llogari të thjeshtë, ku ka zbuluar edhe mashtrimin e Veliajt. Sipas llogarive rezulton se për të mbjellë 25 mijë fidanë, duhen 13 ditë e 1 orë punë pa pushim ndërmjet, mirëpo aksioni zgjati vetëm 2 orë xhirime.
Sipas nismës thurje gabohemi nëse mendojmë se kjo është thjesht një fasadë për të zbukuruar efektin negativ të betonit në Tiranë. Nisma thurje ka zbuluar se një fidan pishë kushton 500 lekë të reja, ndërsa në buxhetin e bashkisë regjistrohet me 3000 lekë të reja. Diferenca ndërmjet fitimit është plot 600 mijë euro.
Sipas Nismës Thurje Veliaj e vodhi këtë shumë parash me 50 shkrepje fotografi dhe 24 kronika lajmesh.
Në vazhdim mund ta shikoni statusin e plotë në FB:
Diskutime rreth kësaj post