Përveç Gjermanisë, e cila shpesh është në kërkim të punëtorëve nga shtetet e ndryshme, për shkak të mungesës së tyre edhe disa shtete tjera duket se kanë nevojë sikurse Gjermania.
Ky vend është duke vuajtur mungesën e theksuar të punëtorëve, çka ka bërë që qeveria të hapë dyert për 340 mijë emigrantë.
Japonia është një ndër vendet me ekonomi të fortë, por popullisia e saj po plaket me ritme të shpejta, pasi numri i lindjeve është ulur ndjeshëm. Mësohet se qeveria e drejtuar nga Shinzo Abe ka përgatitur para disa ditësh një paketë masash që favorizojnë hyrjen dhe punësimin në Japoni nga vendet e Azisë Juglindore.
Sektorët, ku ka nevojë më shumë për punëtorë janë ndërtimi, shëndetësia dhe teknologjia.
Diskutime rreth kësaj post