Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, tashmë nën akuzë për pastrim parash ka vizituar vendin tonë dhe është takuar me politikanë të majtë, por edhe të djathtë.
Gazetari Arber Hitaj tha se nuk është vetëm Kryeministri Edi Rama politikani shqiptar që ka takuar, ish-zyretarin e lartë të FBI-së.
Ai tha se edhe zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, por dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e kanë takuar ish-shefin e kundërzbulimit në FBI.
“T’i ndajmë disa gjëra, zoti McGonigal deri në momentin që ka qenë shefi kundër zbulimit të New York-ut i FBI-së nuk ka takuar asnjë zyrtarë të këtyre niveleve në Shqipëri, pra kryetar bashkish. Janë takime që ai i ka bërë në momentin që ka lënë zyrën dhe ka dalë në pension, flasim pas vitit 2018 si individ privat.
Po, i ka takuar, por më herët ka takuar edhe zyrtarë të tjerë, kjo është ajo që nuk thuhet. Të paktën nga informacionet që unë kam, ka takuar dhe zyrtarë të Partisë Demokratike të nivelit të lartë, madje thuhet që ka takuar dhe vetë zotin Meta”, tha Hitaj.
Diskutime rreth kësaj post