Mes polemikave dhe akuzave nga ana e opozitës se Shqipëria ka vendosur që të shkëmbejë territore me Greqinë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka folur për marrëveshjen e detit.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, Bushati tha se janë hedhur hapat substancial për disa çështje që më parë konsideroheshin tabu.
Po ashtu ai iu kundërvu opozitës, ndërsa theksoi se kjo e fundit ka abuzuar me këtë çështje.
‘Kemi hedhur hapa substancial për disa çështje që konsideroheshin tabu.
Jemi në tryezë për çështjen e kufizimit të zonave detare, por edhe për çështje të menaxhimit të kufirit tokësor.
Por për fat të keq, shohim qartë se ka një strategji të orkestruar për ta mbajtur peng edhe për të mos lejuar që marrëdhëniet shqiptaro-greke të çlirojnë energjinë që ajo mundet.
Nuk ka qenë lehtë të ulësh në tryezën e bisedimeve, edhe për çështje ekzistenca e të cilave mohohej’, tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post