Kryeministri Rama ishte sot në banesën e Bedri Shkallës, në Farkë e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës , Erion Veliaj ai gjatë vizitës ka bërë me dije se pas vendimit për të ndërtuar qyteza të reja, banorët do të zhvendosen ndërsa toka do i ngelet. Por kjo nuk do të ndodhë me të gjithë pasi aty ku ka disa banesa të dëmtuara shtëpitë do të ndërtohen aty.
Kryeministri Rama nuk ka kursyer batutat me kryefamiljarin, i cili dikur ka ushtruar profesionin si klarinetist. Për ta mikpritur, familjarët i ofruan kryeministrit një gotë raki ,ndërsa Rama kujtoi të atin e ndjerë Kristaq Rama.
“Jo raki, na shkatërruat me këtë raki mor burrë, se jemi në punë. Ne tironsit nuk e kemi dhe rakinë e mirë. Thoshte një mik i babës tem, nga jugu, ndjesë pastë: Me rakinë e tiransve, ne andej lajmë xhamat! E kemi ujë domethënë.Po unë si katunar nga Tirana që jam nuk e gjykoj rakinë tonë”, – tha me humor Rama.
Ndërsa më tej gjatë bisedës, kryeministri nuk la pa “thumbuar” edhe kryebashkiakun Veliaj me lëngun e frutave.
Pjesë nga batutat:
Rama: Ti do lëng karrote ti e di unë, do të rritesh…
Veliaj: Ta shtoftë zoti humorin, se ti në ditë të këqija qenke me humor
Rama: Vazhon i bie asaj mrrokëllës ti, ku e ke? (pyet kryefamiljarin)
Bedri Shkalla: Te vëllai e kam.
Veliaj: E pyeta para se të vije, më tha e kam lënë të vëllai se nuk e merr zanatin çuni.
Bedri Shkalla: Cuni më thoshte nuk e mar zanatin se është zanat jevgjish.
Rama: Ky i bardhi këtu thoshte ëë…
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post