Nga Saimir Blloku
Efekti post Tramp, nuk ishte surprizë vetem si fitore që arriti në zgjedhjet presidenciale, por sfida që ai i bëri medias së shkruar dhe asaj eletronike. Për të mos thënë për disa nostalgjik, si mishërimi Berluskonit.
Të gjithë filluam të belbëzojm si mundi që triumfoi, jo po si ja doli, jo po po, po po jo.
A mund të kesh sukses duke t’u kundërvënë e gjithë elita kulturore dhe opinione-bërse?
Ja doli!
Po ne a na duhet të shohim si model ( jo të flokve kuptohet), por si përballje, gju me gju, si thotë populli ynë, duke i thënë ca të verteta ashtu siç janë, në sy edhe pse dhembin, dhe jo të bësh PR, me fotoshope.
Për çdo skandal që del ja gjejmë arsyen, thjesht jemi vend i vogel dhe si me thënë ke frik me pjerdh. Po mire, për të vërtetat nuk paska asimetri, apo miopis në këto ratse i themi bujrum.
Kush do na i thot këto të vërteta dhe nga kush duhet ti presim?
Mjaft! Kërkojmë një alternativë e cila të paktën të na bëj diagnozën drejt, çfarë presin.
Nuk e di nëse partit e reja që janë krijuar së fundmi si ” Libra” e Ben Blushit apo “Sfida ” e Gjergj Bojaxhiut do të kenë vokacionin për të ngjallur shpresë të bëhen qender gravieti e ideve të reja.
Dhe mjaft më, me parashikimin e humorit të Ilir Metës!/Shkruar për Lajme.al/
Diskutime rreth kësaj post