Jo më dyerve të gjykatave për njohjen e viteve të punës
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, përmes një deklaratë për median nga ambjentet e Kryeministrise, bëri të ditur miratimin e disa ndryshimeve në ligjin për “Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërise”.
“Qeveria shqiptare miratoi propozimin e MMSR për zgjidhjen e një problematike disavjeçare për qytetarët që aplikojnë për daljen në pension.
Vendimi i qeverisë shqiptare zgjidh përfundimisht problemin madhor të viteve të padokumentuara të sigurimeve shqoërore për mijëra qytetarë. Ky vendim lidhet me njohjen e viteve të punës, të dokumentacioneve të cilat për arsye nga më të ndryshmet nuk kanë qënë të rregullta apo në shumë raste të tjera të viteve të padokumentuara. Për këto, vite me rradhe ka pasur me mijera qytetarë që nuk kanë marrë pensionin në bazë të kontributit që u takonte. Për këtë shkak, mijëra qytetarë janë rropatur dyerve të gjykatave për të marë të drejtën e tyre”, tha Klosi.
Ai foli për disa ndryshime, të cilat i cilësoi thelbësore për mënyrën sesi do të trajtohen mijera qytetarë që kanë punuar para datës 1 janar 1994, për të cilat sot ka mijera procese gjyqesore të zvarritura.
“Sipas ligjit të sigurimeve shoqërore, të gjitha periudhat e punës para 1 janar 1994 njihen për efekt të llogarisë së pensioneve dhe dokumentacione etj. Përgjatë periudhës së tranzicionit shumë prej këtyre dokumentacione janë dëmtuar shpesh me qëllim, kanë ndikuar që vitet punës të jenë të pavlefshme. Në këto kushte, sigurimet shoqërore nuk mundet që t’i njihte”, theksoi ai.
Po ashtu, Klosi tha se vetëm gjatë 2015 kemi pasur 2600 raste, të cilat kanë pëfunduar në gjykata të shkallës së parë dhe apelit.
Më tej, Klodi shtoi se “pensionet në zonat rurale do të përfshihen gjithashtu në skemën e pagesës së kompesimit të energjisë elekrike prej 300 kilovatësh në muaj. Ky vendim shkon në ndihmë të mijera familje pensionistësh”.
Një tjetër vendim i marrë dje nga qeveria është edhe miratimi i planit kombëtar të veprimit për personat me aftësi të kufizuar, të cilën Klosi e cilësoi dokument të rëndësishëm politik. Në bazë të këtij vendimi do të behët i mundur edhe integrimi i këtij grupi në shoqëri.
Diskutime rreth kësaj post