Vijon operacioni policor ‘Zirkon’ i policise ndaj dentistes Olesia Duka e cila ka mashtruar disa biznesmen ne Tirane e Durres.
Sektori për Pastrimin e Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, pranë Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, më datë 26.02.2018 kryen ekzekutimin e vendimit të Gjykatës të Shkallës së Parë, Durrës për vendosjen e sekuetros preventive të katër apartamenteve në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të shtetases Olesia Duka, 38 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, pasuri të dyshimta dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme.
Vazhdon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese për kryerjen e hetimeve financiare e pasurore për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm të kësaj shtetaseje dhe gjetjen me qëllim sekuestrimi, konfiskimi dhe rikuperimi tek shtetasit e mashtruar të përfitimeve nga ky aktivitet kriminal.
Nga informacionet e marra në rrugë konfidenciale nga policia rezultonte se shtetasja e lartpërmendur ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj, duke përfituar një vlerë përafërsisht rreth 2 milionë euro, informacione që shërbyen si indicie për regjistrimin e procedimit penal, proaktiv të vitit 2017.
Procedimi penal proaktiv është ndjekur në harkun kohor të 2-3 muajve, duke zbardhur mekanizmin e mashtrimit dhe përpjekjet për t’i shpëtuar hetimit e fshehur pasuritë që dyshohet se janë vënë nga veprimtaria kriminale.
Shtetasja Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike dhe nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasira parash me premtimin për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte.
Ndaj shtetases Olesia Duka, 38 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, Gjykata e Shkallës së Parë, Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post