E bukura Adelajda Xhamani ka ndërruar jetë në moshën 31 vjeçare, duke lënë shumë njerëz thellësisht të pikëlluar. Të gjithë po flasin e po thonë nga diçka për vajzën simpatike të zgjuar me të cilën u njohëm në “Big Brother”, e që më pas e pamë edhe në emisione të ndryshme.
Gazetarja kishte lënë emër të mirë kudo, pasi nga të gjithë u thanë vetëm fjalë të mira për të. Komuniteti i gazetarëve la komentet më të ndjeshme, por jo edhe ish-banorët e “Big Brother Albania 2”, me disa prej të cilëve Adelajda jetoi 100 ditë.
Adeljada u konsiderua fituese morale e edicionit të dytë të “realit show”-t, i cili u fitua nga Qetësor Ferrunaj nga Vlora.
Ky i fundit, por edhe shumë të tjerë, që bashkëjetuan me vajzën nga Kavaja, siç duket nuk e panë fortë të udhës të thonë diçka për vdekjen e parakohshme të saj. Asnjë fjalë, asnjë zë… Pse?
Diskutime rreth kësaj post