Pas mbarimit të sezonit të pestë të Game of Thrones, Top Channel do të sjellë për shikuesit një tjetër serial mbrëmjen e të Premteve. Kësaj rradhe, GOT do të zvendësohet nga “Jeta në Duart e Krimit” (Le mani dentro la città), një prodhim italian i transmetuar në 2014 nga Canale 5.
Investigimet e Viola Mantovanit (luajtur nga Simona Cavallari) fillojnë kur një vajzë gjendet e vdekur në periferi të Milanos për shkak të overdozës. Ardhja e inspektorit Benevento (Giuseppe Zeno) ndryshon pistën e hetimit të Violës. Sipas tij, vdekja e vajzës vjen nga familja Marruso.
Seriali ka patur edhe një planifikim të sezonit të dytë por producenti i tij e ndërpreu për shkak të mosmarrëveshjeve kontraktuale me Mediaset.
“Jeta në Duart e Krimit” do të transmetohet pas mbarimit të spektaklit të “The Voice…” ora 23:35. imalbania.com
Diskutime rreth kësaj post