Jeta mbresëlënëse në fshatrat e Indonezisë
Në botën moderne, jeta në fshat është më interesante se ajo në zonat urbane, sidomos për fotografët. Andaj dhe fotografi Herman Damar, nga Xhakarta e Indonezisë, ka vizituar fshatrat e këtij vendi për të realizuar një galeri të mahnitshme të fotografive – që është prezantuar në shumë medie botërore.
Në fotografitë e tij prezantohet natyra e bukur e Indonezisë por dhe jeta mbresëlënëse e njerëzve në fshatrat e jashtëzakonshme të këtij vendi.
Në fokusin e foto-aparatit të tij, Damar ka kapur momente interesante të lojës së fëmijëve në natyrë – që, sipas tij – është pjesa më e bukur në jetën e secilit person në botë
Diskutime rreth kësaj post