Kryeministri Edi Rama që pas tërmetit të 26 nëntorit e nis çdo ditë me shprehje të shenjta që iu përkasin besimeve të ndryshme fetare. Sot, Rama është rikthyer sërish tek Bibla dhe ka inkurajuar të gjithë shqiptarët me një varg nga Korintasit.
Në vazhdën e dëmtimeve të tërmetit tragjik, sipas Ramës secili të japë aq sa ka në zemër pa mërzi dhe shtrëngim.
“Shën Pali, Apostulli i Kombeve, në letrën e dytë drejtuar Korintasve (9:1; 6-7) kumton:
Secili të japë aq sa ka ndarë në zemër, pa mërzi dhe pa shtrëngim, sepse Zoti e do atë që dhuron me gëzim”, shkruan ai.
Kujtojmë që mëngjesin e djeshëm, Rama zgjodhi Fletoren e Bektashinjve.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post