Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci ka dhënë sot dorëheqjen.
Vendmi për dorëheqje Gradeci e mori pas sakndalit të bërë publik në media në lidhje me firmën “DH Albania” për Unazën e Re.
Kujtojmë se kjo kompani fantazmë, mori tenderin prej 12 milion eurosh për një linjë energjitike.
Megjithatë në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thotë se ky vendim vjen për arsye personale.
LETRA
Drejtuar: Z.Pajtim Bello, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHT SHA
I nderuar Z.Kryetar,
Unë i nënshkruari Klodian Gradeci, që nga data 21.09.2017 mbaj detyrën e Administratorit të OST sh.a.
Nëpërmjet kësaj kërkese, po ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion që unë mbaj pranë shoqërisë “OST” sha, për arsye personale, duke filluar nga dt.21.01.2019.
Gjatë kësaj periudhe që kam punuar pranë shoqërisë, kam pasur mundësinë që të kontribuoja sado pak në ngritjen e saj, duke punuar me një staf të përkushtuar dhe bashkëpunues, ku së bashku kemi arritur rezultate mjaft të mira për shoqërinë.
Duke ju falënderuar paraprakisht Juve dhe stafin e OST sha.
Diskutime rreth kësaj post