Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen këtë të mërkurë pas një përplasjeje të tensionuar në kabinetin ministror me ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos.
Sipas burimeve për të përditshmen greke “Kathimerini”, Kotzias ndihej i zhgënjyer mbi faktin se kryeministri Aleksis Tsipras nuk e mbështeti në sulmet që i drejtoi Kammenos.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se ministri i grek i Mbrojtjes e akuzoi Kotziasin se nuk dinte të menaxhonte fondet e ministrisë dhe hodhi akuza se ishte një mbështetës i financierit amerikan Xhorxh Soros.
Kotzias është shprehur shumë i indinjuar nga akuzat dhe ka dhënë dorëheqjen.
Diskutime rreth kësaj post