Këto ditë po flitet kaq shumë për Aeroportin e Vlorës dhe padyshim, kurioziteti se si ai do të duket, është i madh. Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri publikoi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” disa nga fotot e projektit ku krijohet qartësisht ideja sesi është menduar aeroporti i Vlorës.
Grupi i fotove shoqërohet edhe me lajmin se është ngritur grupi i punës që do të shqyrtojë ofertën e bërë nga konsorciumi për ndërtimin.
“Projekti strategjik për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës është në rrugë të mbarë. Kemi tashmë kërkesën zyrtare nga konsorciumi i kompanive “Cengiz Construction”, “Kalyon Construction” dhe “Kolin Construction”. Morëm vendimin për të ngritur grupin e punës që do të shqyrtojë në detaje ofertën me aspektet teknike dhe do të ndjekë hapat e mëtejshme në përputhje me përcaktimet ligjore. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do ti japë një zhvillim jo vetëm zonës bregdetare por edhe ekonomisë kombëtare në tërësi”, thuhet në postimin e ministrit.
Pasi kryeministri Rama dha lajmin tre ditë më parë se për Aeroportin e Vlorës ka një ofertë, Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë informoi se bëhet fjalë për zonën e Akërnisë ku aktualisht është një aeroport i vogël pjesë e një baze ushtarake.
Diskutime rreth kësaj post