NASA ka hapur aplikimet për një vend pune, ku rroga vjetore shkon përtej 200 mijë dollarëve.
“NASA ka rregulla të qarta sa i takon sigurisë kundër ndotjes dhe që aplikohen në të gjitha fluturimet hapësinore. Për të gjitha misionet e fluturimit, që me vetëdije ose jo transportojnë nga Toka organizma, apo lëndë të tjera, drejt planeteve të sistemit tonë, apo sistemeve të tjera dhe për të gjitha fluturimet hyrëse në Tokë apo në biosferën e saj me mostra jashtëtokësore”, thotë NASA.
Kontrata që ofrohet është 3-vjeçare me mundësinë për ta zgjatur në pesë dhe detyra nuk është e thjeshtë. Personi në këtë pozicion do të jetë vazhdimisht në lëvizje në pjesë të ndryshme të Tokës.
Ky pozicion është i ri për NASA-n, por jo krejtësisht i panjohur. Agjencia Europian e Hapësirës, ESA e ka një “hero” të tillë prej vitesh.
Diskutime rreth kësaj post