Deputetja Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme në Gramsh ky tre shtetas të huaj tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh.
Me aën të një postimi në Facebook, Tabaku u shpreh se vendi është anëtare e NATO-s dhe çdo përpjekje e huaj për të krijuar destabilizim në rajon është e patolerueshme.
Postimi i Tabakut:
“Përgëzime ushtarëve tanë dhe shërim të shpejtë. Meritë e tyre që ngjarja e djeshme nuk eskaloi.
Shqipëria është një vend i NATO dhe çdo përpjekje e huaj për të krijuar destabilizim në rajon është e patolerueshme. Ngjarja e djeshme në bazën ushtarake duhet zbardhur dhe ndjekur me kujdes.
E domosdoshme që Ministri Mbrojtjes të informojë Komisionin e Sigurisë në Kuvend!”-shkruan Tabaku.
Diskutime rreth kësaj post