Armina Mevlani është një ndër bloggeret më të sukseshme, që njëkohësisht menaxhon dhe biznesin e saj në kryeqytet. Së fundmi, në një intervistë për revistën “Elite” ajo ka treguar detaje për përditshmërinë e saj që nga puna që bën e deri te marrëdhënia me Shkëlzen Berishën.
Shumë interesante ishte dhe historia e njohjes së tyre dhe lindjes së dashurisë.
“Në fakt forma sesi jemi njohur ka qenë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri-tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndjerë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjesht duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka.”- është shprehur Armina.
Ndërkohë përsa i përket bashkëjetesës, ajo ka treguar se mes tyre është shumë e thjeshtë duke qenë se përshtaten në gjërat që dëshirojnë, por dhe rutina që kanë:
“Në përgjithësisht shkojmë mirë dhe e gjejmë gjuhën e përbashkët, këtë e tregojnë vitet që kemi së bashku, por sigurisht si çdo çift dhe ne kemi momente grindjeje. Do gënjeja nëse do të thoja “jo”. Kryesisht grindemi për gjëra të vogla, siç mund të jenë, vonesa për të shkuar diku apo diskutime të tilla. Asgjë me rëndësi fatmirësisht deri tani.”
Ngrënia e mëngjesit dhe darka janë gjithnjë kohë që i dedikohet njëri-tjetrit dhe kështu Armina dhe Shkëlzeni kanë gjetur balancën e një çifti të lumtur. /Blitz.al
Diskutime rreth kësaj post