Banoret e permbytur ne autostraden Tirane Durres jane perplasur me ministrin Fatmir Xhafaj sot i cili ka shkuar te inspektoje gjendjen nga permbytjet.
“Ne jemi te pashprese, ne jemi biznesmene, ne jemi kuajt e ekonomise, pa ne nuk ecen qerrja. Per kete me vjen keq”, i tha tregtari.
“Do e shikoj me entin e Rrugeve, te premtoj qe do ta trajtoj kete gje. Une jam pjese e Qeverise, e shtetit. Kam detyrim te te sherbej deri ne 1′, i tha Xhafaj.
“E ke gabim, e ke gabim ti zotëri. Ti nuk do na zgjidhësh gjë. Permbytemi cdo vit, asnje zgjidhje nga bashkite. Kemi nje vit qe jemi ne emergjence”, i tha nje tjeter banor.
Nje banor ka deklaruar se i eshte permbytur 7 here shtepia dhe se nderron cdo vit mobiljet. Nje i ri eshte perlotur teksa ankohej dhe Xhafaj i ka dhene nje numer telefoni dhe i ka premtuar zgjidhje.
Diskutime rreth kësaj post