Moti i ngrohtë i kësaj të shtune e ka kthyer bregdetin e Adriatikut në një zgjedhje të parë për të kaluar fundjavën.Qytetarë të shumtë kanë nxituar drejt plazheve të Durrësit e Golemit dhe të tjerë më në jug për të shijuar diellin dhe detin.
Shumë shpejt! Pasi i dha fund lidhjes me Luana Vjollcën, këngëtari i njohur shqiptar fejohet me bukuroshen që i ka vjedhur zemrën. Ja komenti që i bën vjehrri nuses së ardhshme (Foto)
Në rrugën e plazhit dhe rrethrrotullimin e Plepave trafiku ka qenë i ngarkuar gjatë orëve të kësaj paraditeje.
Lokalet dhe restorantet e shumta përgjatë bregdetit të Durrësit janë të hapura dhe frekuentohen tashmë dhe në mjediset e brendshme, ndërsa përdorimi i maskave duket i harruar dhe nga punonjësit e shërbimit.
Pushues jo vetëm nga Durrësi dhe Tirana, po dhe nga rrethe të tjera dhe Kosova po marrin kënaqësinë e diellit, detit dhe ajrit të jodizuar në këtë sezon vjeshte.
Video:
Diskutime rreth kësaj post