Nga Anri Bala
Nuk kisha menduar kurrë, që dikush me titull profesor, do të merrte ndonjëherë guximin t’i quante të gjithë shqiptarët “idiot”, vetëm sepse nuk mendojnë si agjenti Artan “Notari” Hoxha dhe “shefi” i tij ende nën mision, agjenti antishqiptar “Kryeçadra”.
Nuk e çoja dot as afërmendsh, që një i shkollepsur i të djathtës në “lëngim”, gjithashtu dhe president në tentativë, do të guxonte t’i fyente të gjithë përfaqësuesit e Europës e SHBA-së, që kanë treguar interesa për një Shqipëri me drejtësi dhe demokraci, brenda standarteve, se na qenkan idiot, sepse nuk janë me një grup njerëzish që janë “vemjet” e krimit dhe kanë vite që shushunjat e tyre i kanë pirë dhe po i pinë gjakun shqiptarëve.
“Presidenti notar”, që nuk bëhet kurrë dot president, sepse mban mbi shpinë njollën e “bashkëpuntorit të sigurimit” në moshë shumë të re, i deklaruar dhe i provuar nga organet e kontrollit të figurave politike, na quan “idiot” ne, shqiptarëve sepse nuk mendojmë si spiunë dhe nuk e kuptojmë atë dhe të gjithë ata, që kanë llogari për të dhënë para drejtësisë.
Ky as emrin e “idiotit” nuk e meriton, sepse fatkeqësisht, me guximin që ka, duhet të hyjë tek të çmendurit. Paturpësisht na quan “idiotë”, sepse ne nuk kemi frikë se vota do na vidhet dhe nga kush, nga ata që kurrë nuk kanë pasur mundësi të bënin votime, e rrjedhimisht as mundësi për t’u provur.
“Presidenti notar”, si “zhytës profesionist” që është, pa i ngrënë hakun një gjë e thotë të vërtetë: Krimi i vjedhjes së votës ka kohë që ka filluar, që në vitin 2011, kur bandat në pushtet bënë kryetar me kuti të shqyera dhe fletë votimi të zhgarravitura Kryeçadrën, që ne “idotët” nuk e besojmë, pavarësisht se “Notari” si puna e asaj femrës që shan e fyen çdo grua që kalon para portës së saj, thotë se “humbësi” opozitar i vodhi votat hajnave pushtetarë!
Pavarësisht se bënë një lapsus të rëndë, gjoja sikur harron se nga cila vathë vjen, nga ajo që nuk ka bërë kurrë zgjedhje, por ka vjedhur zgjedhje aq shumë, sa nuk ka pranuar as ti hapë kutitë për t’i numëruar, kur asnjë ligj nuk e ndalonte, por Kushtetuta e detyronte. “Presidenti notar” mendon ndryshe për “hajdutët” që do vjedhin, e që në fakt akoma nuk kanë vjedhur, sepse nuk kanë as një motiv për të vjedhur.
I marri na quan “idiot”, sepse ne nuk mendojmë kështu dhe nuk na mbushet mendja, se duhet të jetë ashtu si thotë ai. Qesharak, i pabesueshëm në gjithçka që thotë, pa asnjë argument dhe provë , na shkrin gazit, duke na treguar se e ashquajtura “qeveri teknike”, do ta pastroi vendin nga kanabisi dhe do na bënka zgjedhje të ndershme, e në fakt kjo histori e stisur tashmë dihet se për çfarë është trilluar: Zgjedhjet të mos bëhen dhe reforma të harrohet!
“Presidenti notar”, nuk e njeh argumentin, por njeh vetëm përrallat e dëgjuar për Dibrën, populli i të cilës zgjodhi të mos votoi për “Sherifin” me triko leshi, që e pa gjithmonë qytetin e tij nga Tirane me “dylbi, por që votoi mjekun që u shërbente ditë e natë bashkëqytetarëve të tij! “Notari” nuk njeh kufi, e nga dalldia që e ka kapur, arrinë deri në atë pikë, sa akuzon pa fakte e prova, duke njollosur Dibrën dhe dibranët si të blerë dhe të kanabizuar! Duke qënë se i ka ardhur radha për të thënë ndonjë fjalë, më në fund… tha ata që nuk duhet të thoshte!
Në fakt, në zonën e Dibrës, gjatë gjithë këtyre viteve numërohen vetëm dy raste të mbjelljes së kanabisit. Qytetarët e Dibrës janë qytetar të mençur, të ndershëm, të punës dhe të sakrificës, e sidomos nuk janë sahanlëpirësa, ndaj “Notari” dhe shefi i tij nuk mundën t’i gënjejnë me argumente paçavure, që ata t’i a linin drejtimin e qytetit njerëzve që nuk kanë asnjë nga virtytet e tyre.
“Presidenti notar”, mirë që guxon dhe i fyen, por ka harruar se edhe i ka vrarë! Hekuran Deda ishte dibran dhe “Kryeçadristi” që e vrau, kërkonte votë për vete dhe për ata si puna e tij, duke menduar me kapacitetin e tij se, memoria e qytetarëve ishte e shpëlarë nga lehjet që bënë gjatë fushatës ai dhe lehësat e tij. Me moralin e vrasësit herë-herë edhe të “viktimës”, por gjithmonë të frikacakut, që i fshihet drejtësisë skutave, ai kërkoi atje armën e vetme, që u kishte mbetur atyre njerëzve për t’u hakmarrë… votën?!
Mjetet opozitare të përdorura nga ai, nuk kanë asnjë lidhje me të bërit opozitë, por thjesht ishin dhe janë mjete destabilizues, për të shpëtuar nga vota e “idiotëve” si puna jonë, që nuk mendojmë si bashkëpuntorë faqezinj, si vrasës të pa dënuar, si hajdutë të pagjykuar. Ja vlenë ta pyesim “Notarin” që duhet besuar, se sa shpejt e ka harruar arratisjen spektakolare me skaf nga Vlora në 1993, ne mes të natës, megjithëse mbante postin e ministrit, për vjedhje dhe korrupsionin me drurin e arrës dhe e shpëtoi anmnistia e ndyrë e ’97-ës. Po milionat e vjedhura në bashkpunim nga“Projekti i Menaxhimit të Integruar dhe Pastrimit të Bregdetit” (tetor 2007 – janar 2008) me Bankën Botërore, mos janë këto ngjarje që na bëjnë ne idiot… sepse nuk mendojmë (vjedhim) si ti.
Duke dalë jashtë konteksit të asaj që ju po dërdëllisni, e që nuk kuptohen me çoroditjen tuaj, po ju pyes se çfarë po kërkon “Presidenti Notar”: T’i bëj zgjedhjet Berisha, Luli dhe Ristani?! Apo po na kërkon që ne “idiotët” t’i japim “leje” Ramës, që t’u bëjë dhuratë atë gjë që nuk është e tij, pushtetin, e që ata të na drejtoni drejtë kutive me dajak dhe me gjak, siç keni bërë gjithë këto vite?! Po, atëherë nëse do e bënim këtë, me të vërtet ne do ishim “idiot”!
Apo mos po kërkon qeveri pa Edi Ramën, sepse nuk i pëlqen sojit tuaj, pa le të jetë kryeministër një socialist tjetër, kushdo qoftë?! Nuk besoj se ky socialisti tjetër nuk do jetë i lidhur me “krimin dhe drogën”, sepse nuk mundet të ndodhi që ta pranoni ju, kur ata janë në një familje. Absurdi i “qeverisë teknike” nuk bind askënd. “Qeveria teknike” e dimë mirë ne “idiotët e mençur” o idioti i vërtetë, është një gur i hedhur në lumë, që askush nuk plevitoset për ta nxjerrë, përveçse atij që e hodhi dhe e di vendin, me ndihmën e ndonjë “notari” të sporovuar si puna jote!
Ndaj po vjenë ora, ajo orë që ti i trembesh, ora drejtësë, ku dhe arsimi i lartë i mbushur me gjithfarë “konellapsi”, të pastrohet me “radikalizëm” nga “profesorë” si ju, sepse nuk je i vetëm./Tellalli.al/
Diskutime rreth kësaj post