Zv. Kryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se opozita jo vetëm është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme, por i fiton ato në rezultat të thellë.
I ftuar në emisionin “Ilva Now” ai tha se PD nuk do të largohet nga tryeza e reformës zgjedhore ndërsa roli në protestën për Teatrin Kombëtar është mbështetës.
“Nuk ka një vendim të prerë mbi tryezën e reformës zgjedhore, pasi e vetmja marrëdhënie me mazhorancën është ajo tyezë por përderisa qytetarët na duan në protesta nuk mund të ulemi në tryezë me Ramën. Është PD që e ka kërkuar këtë tryezë dhe Rama u detyrua që të dalë nga Parlamenti dhe të vijë në këtë tyezë. Të gjithë faktet dhe provat kanë treguar se njeriu që nuk e do këtë tryezë është Rama, Ikja më tepër do i shërbente Ramës se sa opozitës.
PD është gati për zgjedhje të parakohshme edhe nesër po të bëhen zgjedhjet, Rama jo vetëm humbet por humbet thellë. Këtë e kanë treguar dhe sondazhet që janë bërë nga grupime dhe shoqata të majta. Kanë treguar se diferenca midis opozitës dhe rilindjes është gati me 20-30%”, tha zv. kryetari i PD.
Diskutime rreth kësaj post