Ana Lleshi dhe Shqipe Hysenaj janë dy nga konkurrentet e “Përputhen” të cilat arritën të rrëmbejnë një vëmendje mjaft të madhe.
Pas përfundimit të emisionit të dyja vajzat i pamë në programe televizive, por gjithashtu edhe në rrjetet sociale kanë vijuar të jenë mjaft aktive dhe të ndjekura.
Ana ka zhvilluar së fundmi një pyetësor me ndjekësit në Instagram ku nuk kanë munguar pyetjet rreth “Big Brother VIP”. Dikush e ka pyetur atë nëse do të jetë Shqipja dhe ajo pjesë e ketij reality show dhe ish-konkurrentja nuk e ka mohuar.
“A do të jeni të Big Brother me Shqipen se jeni të dya bombë me sahat”, i shkruan ndjekësi të cilin Ana e ka lënë me dyshime.
Videon e ka shpërndarë edhe Shqipja e cila shkruan: Bomba jemi, por e dimë ne ku e plasim bombën.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post