Sot ka reaguar për herë të parë një nga anëtarët e jurisë të C’est la Vie, pas vdekjes së Aleksandër Lalos qe zbuloi se emisioni nuk ishte live.
Altin Goci tha ate nate jemi “100% live” duke mbështetur atë që po thoshte moderatorja Marina Vjollca në transmetim. Por kjo ka shkaktuar shume reagime. Ai ka sqaruar nje here e mire se cfare ka dashur te thote me kete shprehje:
“Ne fakt kisha vendosur te mos replikoja fare ndaj spekullimeve te rastit ne disa media, jo per gje, por tanime eshte bere si tradite. Nuk doja te replikoja per respekt te profesorit Lalo pasi ne asnje çast nuk dua qe humbja e tij e parakohshme te perdoret per gjera te pavlera. Po ndjej se kam nje detyrim ndaj miqve te mi te rrjeteve sociale dhe prandaj dua te sqaroj se:
Ajo cfare kam thene une se “gjithcka ketu eshte Live” ne serine e fundit te #C’estlavie I referohet te kenduarit live (jo me play back), orkestres qe eshte e gjitha live perfshire edhe harqet e veglat frymore dhe nuk kishte te bente me regjistrimin e programit.Kjo eshte shume mire e shpjeguar dhe besoj se kuptohet nga te gjithe. Tjeter gje eshte e kenduara live (ze orkester) te ciles une I referohem dhe tjeter gje eshte regjistrimi I programit.
Iken nga kjo bote nje thesar i muzikes shqiptare, dhe pa me dale akoma brenga e kesaj ikje te madhe duhet te merrem me te tilla sqarime, gjera qe nuk kane asnje vlere”, shkruan Altin Goci.
Diskutime rreth kësaj post