Themeluesi i “Amazon” Jeff Bezos po jep alarmin në ekonomi duke paralajmëruar njerëzit që të marrin masa ndërkohë që inflacioni mbetet i lartë dhe paqëndrueshmëria po prek Wall Street.
Në një postim në Tëitter të publikuar të martën në mbrëmje, Bezos shpërndau një video të kreut të Goldman Sachs, David Solomon duke paralajmëruar se gjasat janë për një recesion.
“Po, probabiliteti në këtë ekonomi ju tregon që duhet të merrni masa”, shkruan Bezos. Bezos dhe Solomon janë disa nga figurat më të larta të ekonomisë globale që po ngrenë alarmin për stabilitetin ekonomik.
Shefi ekzekutiv i JPMorgan Chase, Jamie Dimon ka qenë veçanërisht i ashpër duke thënë se recensioni pritet të godasë brenda gjashtë deri në nëntë muajsh dhe aksionet pritet të bien dhe 30%.
Në fakt, 90 % e CEO-ve besojnë se një recension po vjen shoqëruar me shumë largime nga puna. Bezos, nga ana tjetër nuk dha më shumë detaje sesi recensioni do të prekë kompaninë e tij. Nuk është hera e parë që Bezos që flet për ekonominë këtë vit. Në maj ai u përfshi në replika të forta me presidentin Joe Biden rreth taksave të paguara nga korporatat, përfshirë këtu Amazon.
Diskutime rreth kësaj post