Jeb Bush, djalë dhe vëlla ish-presidentësh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si edhe një nga kandidatët presidencialë republikanë për Shtëpinë e Bardhë për këtë vit, u tërhoq nga gara pas rezultateve të dobëta gjatë primareve të zhvilluara në Karolinën e Veriut.
Duke u njoftuar vendimin e tij mbështetësve, ish-guvernatori i Floridas tha se çdokush që do të marrë postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të dijë se ”duhet të jetë shërbëtor dhe jo pronar”.
”Presidenti i ardhshëm duhet të shërbejë me nder dhe përulje”, deklaroi Jeb Bush.
Jeb Bush është djali i ish-presidentit George Bush dhe vëllai i ish-presidentit George W. Bush.
Diskutime rreth kësaj post