Ish ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli ishte sonte i ftuar ne emisionin “Studio e Hapur” i gazetares Eni Vasili, dhe kjo e fundit e ka ngacmuar duke e pyetur drejtperdrejt nese ai eshte nje nga peshqit e medhenj qe pret SHBA te arrestohen.
Ruli është ndalur tek dëshmia e tij në Prokurorinë e Tiranës disa ditë më parë, sa i takon çështjes CEZ.
“Do ishit ju një peshk i madh?”, pyeti Vasili, por përgjigjja e ish-ministrit ishte mjaft e goditur:
“Peshq, balena, çfarë të duan. Nuk i njoh shumë peshqit, përveç dallimit që mëson nga kurioziteti fëminor, pra që dallon balenën nga cironka”, tha Ruli.
PJESË NGA INTERVISTA
Mazhoranca ka akuzuar se nga privatizimi i OSHEE shtetit i është shkaktuar një dëm i madh. Si i përgjigjeni këtyre akuzave?
I jam përgjigjur. Nuk dua të rri të flas sa herë flet një kryetar qeverie. Unë jam përgjigjur në komision hetimor. Janë shifra të fryra, të sajuara.
Kohët kanë ndryshuar tani po kërkohen peshq të mëdhenj? Do ishit ju një peshk i madh?
Le të kenë ndryshuar. Peshq, balena, çfarë të duan. Nuk i njoh shumë peshqit, përveç dallimit që mëson nga kurioziteti fëminor, pra që dallon balenën nga cironka.
Diskutime rreth kësaj post