Dje gjatë prime-t të “Big Brother VIP2”, Efi Dhedhes dhe Olta Gixhari nuk pranuan që të bënin sfidën e javës. Dy banoret ranë bashkë si çift për t’u kujdesur për bebin.
Teksa Arbana Osmani u mundua në të gjitha mënyrat që ato të dyja t’i kërkonin falje njëra-tjetrës dhe të bënin bashkë provën, ajo gjeti një tjetër alternativë.
Moderatorja e dashur për publikun i tha Oltës dhe Efit që do të hanin një darkë bashkë dhe të dyja pranuan.
E kjo gjë ndodhi mbrëmjen e sotme, ku dy banorët kanë nisur sqarimet me njëra-tjetrën.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Efi: Dje të kam sharë
Olta: E ke bërë edhe herë tjera. Më ke thënë mashtruese
Efi: Është një fakt që e ke bërë
Olta: Nuk është e bukur. Unë thashë do ta lë, aq shumë ta lashë po shkove deri në pikën, në përkufizimin qesharak ‘unë nuk merrem me ty se të kam frikë’. Thashë me këtë njeri nuk po merrem vesh, kur të qetësohet Luizi dhe ti. Fryrjen tënde ndaj meje e kam marrë ndërhyrje e fortë nga Luizi.
Efi: Nuk është e domosdoshme ti afroj njerëzit afër meje që të kuptoj ca gjëra. Që në fillim kam parë qe je një njeri që ke lajka, mënyrën se si më je afruar.
Unë u nisa nga disa gjëra ‘personi që iku the që ta ka shtyrë, e nuk të kishte shtyrë. Pjesa e Gentit, lëvizjet që nuk i pashë kurrë, dhe e futa edhe këtë në xhep. Pika kulminante ka qenë Kejvina. Në debatin që ishim jashtë, të pashë përgjigjen që i bëre Luizit, pashë dhe të tjerë, që donin përgjigje
Nuk të lëndoi realisht situata, por të interesoi të merrje përgjigjen tënde. Mu duke një njeri që nuk mendon për tjetër, por vetëm të marrë përgjigjet e veta
Olta: Ishe fryrë ndërkohë
Efi: Jo, realisht jo. Në atë pikë filloi që unë i thosha vees ‘kam të drejtë’. Jashtë pashë një Kejvinë që ofendonte Luizin dhe ti thoshë ‘sa bukur po flet kjo gocë’.
Diskutime rreth kësaj post