Policia e Durrësit ka publikuar paraditen e sotme pamjet e aksionit të forcave speciale RENEA dhe FNSH në fshatin Nikël, ku u banda kriminale me veprim që nga viti 1998 e njohur si “Grupi i Niklës”.
Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në banesa të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë te grupeve kriminale. Gjatë këtij operacioni u shoqëruan një numër personash dhe u arrestuan 5 shtetas.
Ata janë:
L. H. 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
M. H. 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
Y.Ç. 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë;
S.L. 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë;
V.B. 32 vjeç, banues në Larushk, Krujë.
Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjet të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.
Konkretisht janë sekuestruar:
2 armë zjarri pistolete
4 armë gjahu e pushke sportive;
5 armë të ftohta;
sasi fishekësh
4 palë dylbi
1 radio transmetuese;
39 000 Euro;
1 200 dollarë amerikanë ;
2 900 000 lekë të reja;
8 aparate celularë;
1 automjet i blinduar etj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Mbajtja pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i Produkteve të veprës penale” parashikuar në nenet 278/2, 279 dhe 287 të Kodit Penal.
Video:
Diskutime rreth kësaj post