Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, ka zhvilluar vizitën e lamtumirës në Turqi, ku është pritur nga Presidenti Erdogan.
Në takimin mes tyre nuk kanë munguar shakatë, ku Erdogan i ka thënë Merkelit se i është ankuar disa herë se nuk ka qenë shumë e kënaqur me koalicionet qeverisëse që ka patur, ndërkohë që kancelarja gjermane i ka thënë se “kjo është jetë”.
E menjëhershme edhe përgjigja e Erdogan, që është shprehur se këto fjalë ia thotë edhe nipi i tij. Përsa i përket fjalës së tyre, Merkel kërkoi që Turqia të tejkalojë mosmarrëveshjet me Greqinë.
Erdogan: Kur je ne pushtet me koalicion eshte e veshtire qe te qeverisesh dhe te marresh vendime. Kjo na ka penguar disi edhe ne ne Turqi, e patem kete problem deri ne momentin kur kaluam ne republike presidenciale.
Merkel: Mos keqkuptoni sikur unë jam e pakënaqur me koalicionet. Kam punuar shumë mirë me partnerët e kualicionit. Ne në Gjermani nuk e duam sistemin presidencial por megjithatë bashkëpunojmë me Turqinë.
Erdogan: Por je ankuar disa here tek unë.
Merkel: Është e vërtetë, por kjo është jeta, që megjithatë është e bukur.
Erdogan: Edhe nipi kështu me thotë mua. Nuk ke çfarë bën gjysh, kështu është jeta.
Diskutime rreth kësaj post