Kompania “Roc Nation” e Jay Z ka paditur këngëtaren e njohur me prejardhje shqiptare, Jay Z.
Sipas “TMZ”, “Roc Nation” ka akuzuar Rita Orën për mos përmbushje të obligimeve. Sipas akuzës, Rita Ora kishte nënshkruar marrëveshjen në vitin 2008 dhe ishin investuar miliona në karrierën e saj. Jay Z akuzon Ritën se ajo është dashur të lansonte pesë albume, por, sipas labelit, ajo ka lansuar vetëm një, transmeton koha.net.
Këngëtarja 25-vjeçare kishte paditur këtë kompani në muajin dhjetor duke thënë se është “neglizhuar” nga kompania dhe se kishte realizuar këngët për albumin e dytë, por ‘labeli’ nuk i kishte ndihmuar t’i lansonte.
Në akuzë, “Roc Nation” thotë se ka shpenzuar gati 2.3 milionë dollarë në reklamim të albumit të saj të dytë dhe tani po kërkon që t’i kthehen paratë.
Diskutime rreth kësaj post