Këtë javë vendi ynë parashikohet të goditet nga një valë e nxehtit (masa ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut dhe pjesërisht edhe nga Afrika Sahariane), bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Në këtë mënyrë moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përgjatë pjesës më të madhe të ditës.
Por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje të vendit. Këto vranësira ditën e Hënë në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtër.
Ashtu siç duket dhe në tabelën bashkëlidhur, ajo që e bën të veçantë këtë javë janë temperaturat e larta dhe të nxehta me ditë të tëra, ku në orët e mesditës parashikohen (nga 39°C deri në 43°C).
Gjithashtu problematike do të jenë edhe temperaturat e mbrëmjes të cilat në zona të caktuara nuk zbresin poshtë vlerave 25°C deri në 27°C në vlerat minimale.
Diskutime rreth kësaj post