Kategoria Superiore pasi ka mbyllur dje javën e 21-të, do të rikthehet të mërkurën me tre takime dhe të enjten me dy të tjera për llogari të javës së 22-të.
Tre takimet e ditës së mërkurë do të luhen në të njëjtin orar, në orën 14:00, ndërsa ata të ditës së enjte do të jenë nën ndriçimin e projektorëve, pra në orën 17:00. Pak a shumë të gjitha janë përballje të forta në letër, teksa edhe në fushë do të shihet kjo gjë, pasi veç Skënderbeut që e ka pothuajse të sigurt një dorë te titulli kampion dhe Lushnja që pothuajse quhet e rënë, të tjerat luftojnë për mbijetesën dhe për Europën.
Diskutime rreth kësaj post