Java e 22-të e Superligës Shqiptare të Futbollit çel siparin e saj sot në drekë me sfidën e Laçit, mes kurbinasve dhe Bylisit, teksa mbyllet nesër me dy supersfida, Partizani-Kukësi dhe Skënderbeu- Tirana.
Sipas programit të bërë publik nga Federata Shqiptare e Futbollit, në orën 14:00, në stadiumin e Laçit, do të luhet takimi mes bardhezinjve të drejtuar nga trajneri Stavri Niça dhe Bylisit, që ka si objektiv mbijetesën.
Në përfundim të këtij takimi, në orën 17:00, Superliga do të spostohet në Durrës dhe Vlorë, ku Teuta do të pres Tërbunin dhe Flamurtari do të ndeshet me Vllazninë. Sa i takon ndeshjes së “Niko Dovanas”, ndeshja me Tërbunin e vendit të fundit është një shans i mirë për t’ju afruar vendit të tretë që mbahet nga Tirana, duke parë që bardheblutë do të luajnë nesër në Korçë ndaj kampionëve në fuqi, teksa për miqtë kjo sfidë është jetike për të mbajtur ende ndezur një fije shpresë për mbijetesë.
Ditën e hënë do të luhen dhe dy sfidat e tjera , ajo mes Partizanit dhe Kukësit në “Qemal Stafa” dhe Skënderbeut e Tiranës në Korçë.
Programi javës së 22-të:
14:00, Laçi-Bylis
17:00, Teuta-Tërbuni
17:00, Flamurtari-Vllaznia
Nesër:
18:00, Skënderbeu-Tirana
18:00, Partizani-Kukësi
Klasifikimi: Skënderbeu 49 pikë, Partizani 45, Tirana 38, Teuta 34, Kukësi 32, Laçi 28, Flamutari 20, Vllaznia 19, Bylis 16, Tërbuni 11
Diskutime rreth kësaj post