Një nga këngëtarët më të dashur nga shijuesit e muzikës në botën mbarë, Derulo, ka mbërritur në Tiranë për të mbajtur një koncert, që premton atmosferë elektrizuese në stadiumin “Selman Stermasi”.
Në një konferencë për mediat Derulo zbuloi pak nga detajet se si është konceptuar organizimi, ndërsa publiku do të udhëtojë bashkë me të drejt hiteve të dikurshme e deri te produksionet e sotme.
“Do të jem së bashku me disa këngëtarë, më të mirët nga mbarë bota e me disa kërcimtarë. Do të jetë vërtet një super show. Unë mendoj që do të jetë një koncert shumë special, ndryshe nga ata në të cilët kam performuar deri më tani. Do performoj disa nga hitet e mia, që do ta kthejnë publikun në të shkuarën, por gjithashtu do të interpretoj edhe këngë të reja. E di që publiku do të këndojë së bashku me mua”.- tha këngëtari.
I rikthyer në Shqipëri, Jason Derulo çmon njerëzit, frymën e mirë dhe ushqimin.
“Kam qenë në Shqipëri edhe më parë. Kam kaluar një kohë të bukur këtu. Vendi juaj ka njerëz me shpirt dhe fizik të bukur. E di çfarë më pret edhe këtë herë. Ajo që më pëlqen tjetër është ushqimi. Pata një përvojë të jashtëzakonshme me ushqimin sot”.- u shpreh këngëtari.
Bashkëpunimin me Majkëll Buble dhe këngën Spicy Margarita e vlerëson si një nga më të mirët dhe e di që pëlqehet shumë në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post