Jasmin Kadriu tha disa ditë më parë se partnerine saj të ri nuk dëshiron ta bëjë publik. Ajo zbuloi vetëm se ndihet shumë mirë me të dhe se janë bashkë 24 orë.
Ndjekësit e ish-konkurrentes së “Për’puthen” janë bërë kuriozë të dinë se cili është ky mashkull misterioz që e ka bërë për vetë Jasminën me buzëqeshjen e tij. Ata kanë nisur të kërkojnë për djalin brun që është në krahët e saj dhe kanë publikuar një video të intervistës së Jasminës, në të cilën fliste për të dashurin, dhe fotot e një djali, që sipas tyre është pikërisht partneri i ish-konkurrentes.
Për këtë arsye, Jasmin ka reaguar e revoltuar në rrjete sociale, ku kërkon që të gjithë të respektojnë vendimin e saj për ta mbajtur jetën e saj romantike private. Ajo sqaron se djali në video nuk është i dashuri i saj.
“Boll bëtë editime, boll më bëtë bashkë me çdo lloj mashkulli që kam në Instagram. Po sikur t’ju them që nuk jam e lidhur? Po sikur t’ju them që ju kam gënjyer gjithë këto muaj?
Unë kam dashur vetë të jem e hapur me ju, vetë i kam ndarë gjërat, ama deri në një pikë që ju të mos më hapni probleme dhe të mos më shqetësoni. Kështu që nëse vazhdoni kështu, po ju them se e gjithë kjo ka qenë një gënjeshtër, nuk jam e lidhur. Si do ja dilni tani?”, – shprehet Jasmina.
Diskutime rreth kësaj post