Sulmuesi anësor i Kombëtares, Jasir Asani, ka shënuar golin e gjashtë sezonal në Azi. Skuadra e tij, Gwangju e mbylli në avantazh 0-1 pjesën e parë kundër Kawasaki Frontale në Japoni.
Sfida vlen për turin e dytë të Champions League në Azi dhe Jasir Asani, la gjurmë me golin e shënuar në minutën e 21. Nga pika e bardhë e penalltisë, 29-vjeçari u tregua i ftohtë dhe ua ndali në rrjetë sferën portierit Jung.
Ky është goli i gjashtë për Asanin me fanellën e Gëangju këtë sezon, teksa katër janë në Champions dhe dy në kampionat.
Sulmuesi ka marrë sërish një fanellë titullari dhe ka lënë pas mosmarrëveshjet në klub për kalimin në Evropë.
Kontrata e tij me koreano-jugorët vlen deri në verën e 2025 dhe vitin që vjen rikthimi në Evropë është i sigurt.
Diskutime rreth kësaj post